Komisioni sot do të vendosë se a duhet të ketë orë policore ditëve në vijim

Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka planifikuar të mbajë mbledhje për të vendosur nëse do të ketë kufizimet të tjera dhe orë policore.

Tani për tani, ora policore ka filluar të enjten në orën 21 dhe do të zgjatë deri të hënën në 5 të mëngjesit dhe vlen për qytetarët e të gjitha komunave në qytetin e Shkupit, komunat përreth Shkupit si Haraçinës, Zelenikovës, Ilindenit, Petrovecit dhe Studeniçanit, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbincë, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcë. Ndërsa në komunat tjera gjatë vikendit ora policore ka filluar më orën 16 dhe ka mbaruar në orën 5 të ditëa tjetër.

Qeveria mori këtë vendimi të mërkurën, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, në mënyrë që të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë efektive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.