Komisioni propozon orë policore për disa qytete nga e enjtja deri të hënën

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar deri në Qeveri kthimin e orës policore në qytet si Shkupi, Shtipi, Kumanova dhe Tetova, që nga nesër ora 21 e deri të hënen në ora 5 të mëngjesit.

Për qytetet tjera propozon fuqizimin e orës policore nga ora 16 deri në ora 5 të ditës pasuese.

Propozimi duhet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.