Test PCR-negativ për udhëtarët tranzitor të Kosovës që hyjnë në Maqedoninë e Veriut

Komisioni për Sëmundje Infektive, ka informuar se në mbledhjen e sotshme ka sjell vendim që të vendoset test i detyrueshëm PCR-negativ për udhëtarët e Kosovës të cilët kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut.

-Udhëtarët-tranzit në kalimin kufitar duhet të tregojnë test PCR-negativ jo më të vjetër se 72 orë.
Nga ministria e Shëndetësisë informojnë se propozimi i Komisionit do të dorëzohet deri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut