Komisioni për Mbrojtjen nga Diskr*iminimi punon me mungesë kuadri dhe kushteve


Komisioni për mbrojtje nga diskr*iminimi punon me mungesë të kuadrit profesional dhe kushteve për punë edhe pesë muaj pas themelimit. Anëtarja e Komisionit Vesna Bendevska thotë se për momentin nuk kanë buxhet të mjaftueshëm që të mund të punësojnë kuadro adekuat. Shton se transferimi i kuadrove nga institucionet e tjera është i vështirë për shkak të procedurave administrative.

Në vijim është marrja e gjashtë të punësuarve të parë, persona profesional të cilët na nevojiten së tepërmi që të mund të funksionojmë. Deri në këtë moment, i hapëm të gjitha 78 anketat e mbetura nga Komisioni i mëparshëm për Mbrojtje nga Diskr*iminimi. Në bazë të ligjit e kishim patjetër t’i marrim t’i përfundojmë në bazë të dispozitave të ligjit të ri. Kemi edhe mbi 20 ankesa të cilët i punojmë vetë pa shërbim profesional, por arrijmë t’u dalim ballë kërkesave të qytetarëve- deklaroi Vesna Bendevska, Nënkryetare e Komisionit.

Bendevska shpreson që deri në shtator të kenë 10 deri në 13 të punësuar, aq sa u lejohet dhe sa kanë kapacitet deri në dhjetor të këtij viti buxhetor, si dhe të kenë softuerin e tyre. Nga ky organ presion që gjatë rishikimit të buxhetit, i cili duhet miratohet në korrik, do t’u ndahet buxhet shtesë i cili është i domosdoshëm për krijimin e kushteve të punës.
Presim mbështetje me rishikimin e buxhetit. Biseduam me koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare, kërkuam dy milion denarë që të mund të adaptojmë hapësirën dhe na dhanë mbështetje të gjithë, gjë që më vjen mirë.

Shpresojmë se do t’i përmbahen premtimit dhe do të na japin mbështetje-deklaroi Vesna Bendevska, Nënkryetare e Komisionit.
Nga Kuvendi nuk u përgjigjën nëse planifikojnë të ndajnë buxhet shtesë lidhur me përmirësimin e kushteve të Komisionit për mbrojtje nga diskr*iminimi. Ndërsa Bendevska thotë se deri më tani mbështetje kanë marrë vetëm prej Ambasadës Britanike në Shkup dhe atë për përforcimin e kapacitetit profesional sipas parimeve të Parisit, por edhe nga OSBE për ndërtimin e ueb faqes dhe softuerit të Komisionit.

Kuvendi në vitin 2019 solli ligj të ri për mbrojtje nga diskr*iminimi duke avancuar më shumë të drejtat për mbrojtje nga diskr*iminimi por edhe duke e rritur peshën e këtij institucioni. Fillimisht ky Ligj u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, pasi nuk ishte sjellë me numrin e mjaftueshëm të votave. Më pas në tetor të vitit 2020 Kuvendi e votoi përsëri Ligjin dhe në shkurt të këtij viti u formua edhe Komisioni i ri. Ligji që avancoi mbrojtjen nga diskriminimi dhe themelimin e Komisionit ishte edhe njëra nga kërkesat e rëndësishme ndaj vendit nga institucionet ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/watch?v=rjDG2UStOKg&feature=emb_err_woyt