Komisioni me vendim: Administrata të vazhdojë punën me rotacione

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka vendosur që të vazhdohet orari i miratuar me rotacione për administratorët si pasojë e pandemisë me koronavirusin.
Qeveria pas marrjes së rekomandimit do të duhet të merr vendimin përfundimtar në seancë qeveritare.

Ndryshe, më herët Qeveria kishte kërkuar që me fillim nga muaji shkurt, të ndërpritet sistemi me rotacione, respektivisht administrata të punojë me orar normal të punës.