Komisioni i Venecias: Nevojitet saktësim i ligjeve për gjyqësorin


Delegacioni i Komisionit të Venecias në takimin e sotëm në Kuvend me deputetë të shumicës parlamentare dhe atyre të opozitës, kanë diskutuar për ligjet reformatore në gjyqësor.Në takim është biseduar vetëm për dy ligje, për ligjin për Këshillin Gjyqësor si dhe për Ligjin për gjykatës. Palët kanë rënë dakord që Komisioni i Venecias të japë vlerësimin e tij për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Gjykatës.

“Jemi të kënaqur nga takimet me partitë e pushtetit dhe opozitës dhe ka mirëkuptim për domosdoshmërinë e këtyre ligjeve. Vlerësojmë se hapat që janë bërë janë në drejtimin e duhur. Ka diçka që duhet precizuar, po me rëndësi është se edhe opozita edhe pushteti dëshirojnë që Komisioni i Venecias të prononcohet për saktësimin e ligjeve që ato të jenë më efikase”,- ka deklaruar anëtari i Komisionit të Venecias, Filip Dimitrov.