Komisioni Evropian vazhdon të bëj thirrje për miratimin e Propozimit francez

Komisioni Evropian më vëmendje ndjek situatën e krijuar pas publikimit të propozimit francez. Nga ekzektuvi i BE-së theksojnë nevojën e miratimit të këtij dokumenti në mënyrë që shteti të del nga ky moment kritik dhe të ecë përpara në rrugën euro-integruese.

“Qëndrim ynë për propozimin francez dhe Maqedoninë e Veriut është plotësisht i qartë. Mbetemi pas komunikatës së përbashkët mes sekretarit shtetëror amerikan Blinken dhe diplomatit të lartë për politikë të jashtme, Borell. Nuk kemi çka të kumtojmë tjetër. Vazhdojnë bisedimet e gjera për propozimin francez. Ky është vendim i pavarur të cilin duhet ta miratojë Maqedonia e Veriut” – tha zëdhënësja e KE-së, Nabila Massrali.

Olaf Scholz: “Jeni para momentit historik, është në dorën tuaj”
Pas letrës së presidentit francez Makron, pason letra e rradhës e hapur e kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Edhe Berlini zyrtar me qartësime se pranimi i dokumentit francez, i hap shtigje të reja vendit pas pritjes së gjatë gati dy dekadëshe.

“Vendi juaj ndodhet sërish para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Dëshironi ta pranoni kompromisin evropian? Kështu mund të mbahet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare, shtatëmbëdhjetë vjet pas dhënies së statusit të një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian… Dua të jem krejt i hapur me ju: edhe pas miratimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë” – u shpreh Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz.

Bashkimi Evropian dëshiron ta ketë Maqedoninë e Veriut brenda familjes së saj evropiane, ku ruhen gjuha, kultura dhe veçantitë e vendeve anëtare”, – përfundon letrën e tij, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.