Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon, çertifikatat për COVID-19 të së cilës do të konsiderohen ekuivalente me Çertifikatën Digjitale të BE-së. Kështu ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Komisioni Evropian sot solli vendim, me të cilin garantohet se çertifikatat për COVID-19 të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të konsiderohen ekuivalente me Çertifikatën Digjitale të BE-së për COVID-19.
Kjo do të thotë që vendi ynë do të jetë i lidhur me sistemin e BE-së dhe se çertifikata për COVID-19 e lëshuar nga autoritetet tona do të pranohet në BE nën të njëjtat kushte si Çertifikata Digjitale e BE-së. Në praktikë, bartësit e këtyre çertifikatave do të jenë në gjendje t’i përdorin ato në të njëjtat kushte si bartësit e Çertifikatës Digjitale të Vaksinimit të BE -së.
Në këtë mënyrë qytetarët tanë do t’i shmangin kufizimet e udhëtimit si testimet shtesë ose karantina. Në rastet e domosdoshme, siç është mbrojtja e shëndetit publik, vendet anëtare mund të ndërmarrin masa shtesë.
Falë këtij vendimi do të hiqen kufizimet e udhëtimit për njerëzit që i kanë marrë vaksinat kundër Covid-19, të miratuara nga BE-ja”, shkruan Osmani.