Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në konferencë për shtyp tha se sot ka pasur takim me drejtorin e shkollës “Bashkimi”, prindërit e nxënësve të tjerë, me defektologun, me psikologët, mësuesen e parë të saj, mësuesin aktual si dhe me Komisionin për Diskriminim.
Ai shtoi në takim është biseduar për rastin e fundit me Ëmblën.
“Fatkeqësisht te Ëmbla regjistrohen edhe simptoma të ateizmit, edhe atë autizëm shumë të shprehur me agresivitet në momente dhe nga ajo që dëgjova nga prindërit, ka pasur edhe lëndime ndaj fëmijëve”, tha Taravari.
Ai shtoi se Ëmbla do të vazhdojë mësimin aty ky ka qenë dhe se nuk është bojkotuar ajo.
“Ëmbla vazhdon me klasën e vet, bashkërisht me mësuesen, bashkë me shokët shokët dhe shoqet në klasë. Ne si komunë do të kërkojmë mendim prej një komisioni të përbërë prej psiko pediatërve të cilët kanë dhënë mendim disa herë për situatën shëndetësore të Ëmblës dhe ato do të kategorizojnë korrekt nëse Ëmbla duhet të vazhdojë me mësim ose do të shkojë në klasë me fëmijë me nevoja të veçanta”, tha Taravari.