Komisionari Varhelyi ia thotë në sy Vucicit: Pa marrëveshje me Kosovën, nuk hyni në BE


Komisioniari i Zgjerimit të BE’së, Oliver Varhelyi gjatë vizitës në Beograd ka konfirmuar se Serbia nuk mund të shkojë përpara në BE, pa pasur një marrëveshje me Kosovën.

Ai ka thënë se të dyja duhet të kenë një zgjidhje paqësore, në mënyrë që t’u hapet rruga drejt BE’së.

“Të gjithë po i shikojmë të dyja vendet, në mënyrë që ato të mund të vijnë në një zgjidhje paqësore afatgjatë, por kjo nuk mund të ndodhë vetë,” tha Oliver Varhelyi.
Ai para presidentit serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se nuk ka rëndësi çfarëdo që ka bërë Serbia për t’u integruar në Europë, nëse s’kanë marrëveshje me Kosovën.

“Të dy vendet duhet të ulen së bashku dhe hapi i parë që duhet të ndërmarrë Kosova është heqja e taksës,” tha ai, duke shtuar se pa këtë nuk mund të jetë e mundur apo edhe e pamundur të rinovohen bisedimet.

Kujtojmë se si BE, edhe SHBA ka bërë thirrje të vazhdueshme për të hequr taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, ndërsa i gatshëm për ta bërë këtë kryeministri i ri, Albin Kurti.