Qytetarët i janë vërsulur reperit Gold AG me komente në rrjetet sociale, pasi ky i fundit i kërkojë debat gazetarit Valon Syla për çështjen e diasporës. Reperi Gold Ag i ka kërkuar gazetarit Valon Syla një debat, pasi për ditë me radhë përkrahte sulmin ndaj tij duke bërë kështu një varg postimesh që kritikonin derisa së fundmi edhe kërkoi një përballje publike me Sylën.
https://www.facebook.com/gold.ag/posts/10158156944614751
Pas debatit në RTV Dukagjin për diasporën, Arian Agushi i njohur si Gold Ag publikoi një video të gazetarit Syla që para pak ditësh u sulmua nga një person fizikisht, duke e përkrahur dhunën ndaj tij. Gold Ag më pas me postim dedikuar Sylës, i kërkonte këtij të fundit debat televiziv për çështjen e diasporës. Në lidhje me këtë janë qytetarët ata që i kanë reaguar reperit Gold AG në një postim të Telegrafit.
“Kush ne hamam je ti me fol ne emër të diasporës, more oportunistë, se sen tjetër nuk je ti, shfrytëzon çdo situatë për me promovu vetën, ajt bacit shko bjer flej se i vogël je ti me u marrë me kësi tema të rëndë dhe me përfaqësu diasporën”, ka shkruar një qytetar.
“Lene njerin e qetë ju lutem, gazetarin, kuku per neve. Ah Kosovë qka po hek”, ka shkruar një tjetër komentues. Kërkesën për debat që e bëri Gold AG, ka marrë përgjigje edhe nga gazetari Syla, duke i thënë se nuk ka kohë të merret me debate të tilla, dhe se e ka ofenduar pa ia thënë asnjë të keqe atij personalisht.
‘’ Gold AG paska mbet pa vëmendje dhe po kërkon debat me mua… sigurisht po kerkon famë të shtuar në diasporë… Më vjen keq babikë, s’ki sens për humor., edhe sjam i interesuar me bo debat me çiftelia. Me ke ofenduar, pa të thënë kurrë, një fjalë të keqe… te fala’’, përfundoi Syla./gazetametro.net