Komentoi në lajmin e një portali duke shprehur urr*ejtje, paditet 46 vjeçari


Sektori i Punëve të Brendshme Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër Z.M.(46) nga Prilepi pasi duke komentuar në një lajm të shpërndarë në rrjete sociale nga një portal, ka shpërndarë gjuhë të urr*ejtjes.

“Ekziston dyshim se ka kryer veprën penale “shpërndarje të materiali racist dhe ksenofobik nëpërmjet rrugëve të sistemit kompjuterik”. Ai, më 14.10.2021, në një tekst të publikuar në një portal, ka komentuar duke nxitur urr*ejtje dhe dhunë”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.