Edmondi një komedian me origjinë shqiptare që jeton në SHBA, tha për Euronews Albania, se shpesh për të shkruar skenarët e tij frymëzohet nga Shqipëria dhe gjërat që ndodhin në vendin tonë.
Ai tha se do kishte shumë dëshirë të bënte një stand-up comedy për politikanët shqiptarë, por problemi është se në SHBA nuk i njeh njeri.
Edmondi tha se mendon që të shkruajë një komedi në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri, pasi mund ta tërhiqte publikun amerikan një temë e tillë dhe e panjohur.
“Do kisha dëshirë që në SHBA të bëja batuta për politikanët shqiptarë, por aty nuk i njohin. Atje nuk i njeh njeri. Një dëshirë që kam unë është që kam dëgjuar se në Shqipëri blihen votat dhe doja të bëja një komedi me këtë temë.
Në SHBA nuk besoj se ndodh kjo gjë. Kjo është një ide për komedi, tema e blerjes së votave në Shqipëri”, tha Edmondi.