Kombinimi shpresëdhënës për shërimin nga koronavirusi, flet guvernatori i Nju Jorkut

Hidroksihloroin (hydroxychloroquine) dhe Azitromicin (tek i njohur si Sumamed) po shihen si kombinimet fituese për shërimin nga koronavirusi, zbulojnë specialistë francez dhe belg. Por ky kombinim ka efekte anësore, për të cilat po kërkohet zgjidhje.

Në një studim të zhvilluar me një numër më të vogël të të infektuarëve, atyre u është dhënë nga 600 miligram hidroksikloroin në ditë, nga 1 deri 16 mars. Pas kësaj, në bazë të rezultatit dhe gjendjes mjekësore të pacienteve, trajtimit i është shtuar edhe azitromicini, dhe se me këtë gjendja e pacientëve ndjeshëm është përmirësuar, ashtu sic shihet në tabelë më poshtë:

Hulumtimi është realizuar tek një numër i vogël i njerëzve, por nga kjo është nxjerrë një konkluzë e qartë se trajtimi me këto dy ilace mund të zvogëlojë apo të asgjësoj numrin e të prekurëve nga ky grip vdekjeprurës.
Guvernatori i Nju Jorkut, Endrju Kuomo sot tha se në mëngjes kanë marrë lajme të mira për kombinimin e këtyre dy ilaceve, që do të përdoret në Nju Jork. Ky kombinim po përdoret në Afrikë për të shëruar malarien.