Komandant Rusi i bashkohet lëvizjes Besa!

Pritet të udhëheq degën e Lëvizjes Besa në Austri. Një nga figurat kryesore të luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, Rashit Bardhi i njohur si komandant Rusi pritet ti bashkangjitet Lëvizjes BESA por në diasporë.

Mediat njoftojne se komandant Rusi pritet të zgjidhet në krye të degës së Lëvzijes Besa në Austri. Ky i fundit është parë gjatë nën shoqërinë e krerëve të lartë të Besës që po qëndrojnë në Austri.

Kujtojmë që Lëvizja Besa tash e një kohë ka filluar me aktivizimin e strukturave në diasporë, ndërsa në këto tubime shihet një interesim i madh i mërgatës shqiptare.