Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva që po vuan burg si pjesë e Grupit të Kumanovës ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje që ndodhi tre vite më parë, informon Pa Censure.“9 Maji 2015 te flasim drejt i ngjan nji beteje te pabarabart i ngjan pikerishte SPARTANEVE, kur nji grusht luftetar e ruajten dinjitetin ku vran shume dhe u vranë të gjithē pasi u tradhtuan siq u tradhtuam ne.
Dallimi eshte se ne tradhtin ton ne jemi tradhtu dy here, njihere futja ne kurthe dhe tradhtija e dyte eshte kur kerkuan te ndermjetson OSBE per nji armepushim dhe aty na dogjen grupin e pare, kurse une Bek Bajra, Mirsad Qerimi dhe Esat Kafegjolli shpetuam te gjalle, por me shume plage, ndersa tete tjeret u vrane, ngase ne ishim te ndare 12 veta nga grupi tjeter. Lavdia u takon Deshmorve e gjaku i tyre u be drite per ju Shqiptare nese jeni qe e dini nese vertet po shihni e po ndegjoni Rrofte Shqiperia e Bashkuar …”, ka shkruar komandant Malisheva.
Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Beqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra edhe Fejzulla Rushitovski, janë të dënuarit me burg të përjetshëm.
27 të burgosur në Burgun e Shkupit.
Botapress: Z Muhamet në cilin burgj gjendeni për momentin Komandant Malisheva: pas 17 muajsh në izolim në burgun e Prilepit, nën nëtor të vitit 2016 më kanë transferuar në burgun e Shkupit, kështu tash jam në këtë burg.
Botapress: Sa të burgosur të Rastin Kumanova gjenden në këtë burg Komandant Malisheva: Në burgun e Shkupit jemi 27 të burgosur në “rastin Kumanova”\
Botapress: Cili është tretmani ndaj jush, si sillen organet maqedonase ndaj jush Komandant Malisheva: Ne po përjetojmë një tretman mizor. Personeli I burgut sillet shumë keq, na injorojnë, na shajnë tepër rëndë, sidomos koëhve të fundit kur na bartin në séance gjyqësore dhe gjatë kthimit nga seancat…jeta brenda grilave të këtij burug është e tmerrshme!
Ja e vërteta e luftës së Kumanovës!
Botapress: Rasti Kumanova tashmë është komentuar nga shumë veta, përfshirë edhe nga ana juaj por edhe nga të burgosurve të tjerë. A mendoni se është thënë e vërteta e Luftës së Kumanovës Komandant Malisheva: E vërteta e luftës së Kumanovës është kjo: Ne jemi nisë me një qëllim: Që ta bëjmë realiteti Republikën e Iliridës e më pas edhe bashkimin kombëtar me Shqipërinë dhe me trojet etnike. Meqenëse sllavomaqedonasit patën kohë të mjaftueshme për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit dhe këtë nuk e bënë, ne nuk duruam më shumë dhe ia mësymë Kumanovës.
Botapress: Është folur e shkruar për tradhti në rastin Kumanova. A mendoni edhe ju se jeni tradhëtuar në rastin Kumanova?
Komandant Malisheva: Unë jo vetëm që mendoj se jemi tradhëtuar por kam fakte sej 100% se jemi
tradhëtuar. Këto fakte janë në duar të sigurta dhe po qe se me ndodhë mua diçka atëherë faktet do
të dalin në dritë.
Sikur të mos tradhëtoheshim ne sot do të festonim Bashkimin e territoreve shqiptare me Shqipërinë.
Sot do të ishim edhe më krenarë do të ishim të angazhuar në Kosovë që edhe Kosovën ta bashkonim
me Shqipërinë. Por sigurisht, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk do ta bënim me ardhmë por
me veprime të tjera të përbashëkta, me armë, me puinë me referendum.
Por ne fatkeqësisht u tradhëtuam nga tradhëtarët shqiptarë e që fatkeqësisht janë shumë, duke
filluar nga ata që na I mbyyllën telefonat në kohën kur u desht që të ishin me ne, deri te ata që ishin
me ne dhe ikën një ditë para se të fillojë aksioni I policisë maqedonase.
Më lejoni të jap një detaj se çka ka ndodhur me mua?
Pasi jemi dorëzuar, pas 20 minutave na kanë hipur në pizgauer e autobiulinda dhe na kanë torturuar
edhe pse të shtëna me armë nuk ka pasur më fare. Kur na kanë dërguar në stacione policore, na I
kanë marrë të dhënat personale. Unë emrin e kam Muhamet por me dokumente jam regjistruar me
emrin Andi. Gjatë bisedës polcore ata e kërkonin Komandant Malishevë.
Ata nuk e dinin se unë isha Komandant Malisheva dhe kjo ka zgjatur deri sa kemi shkuar në Gjyaktë
dhe aty kam treguar se unë jam Komandant Malisheva.
Më pas kanë ardhë inspektorët hetues maqedonas dhe më kanë torturuar duke më kërcënënuar se
pse nuk kam treguar me kohë se unë jam Komandant Malisheva.
Bile njëri prej inspektorëve tha: Këtë duhet me zhdukë krejt!
Ashtu I përgjakur siç isha ju thashë se të gjitha I kam treguar në OSBE dhe ata e dijnë emrin dhe
mbiemrin tim dhe pseudinim tim si Komandant Malisheva. Dhe kështu shpëtova nga ekzekutimi.
Më kanë torturuar më shumë se 35 orë. Madje dhe në gjykatë në prani të gjyqtarëve më kanë
torturuar. Duart tona I kemi të dëmtuara më shumë se 50% nga prangat që na I kanë shtërnguar
deri sa janë future në misht të duarve.
Duke u nisur nga rasti im, pra nga kjo që ju tregova, jam shumë I sigurt se bashkëluftëtarët e mi
Mirsad Ndrecaj e Beg Rizaj janë ekzekutuar pas arrestimit.
Botapress: Kush ju ka tradhëtuar, a kanë tradhëtarët emër, a mund të na I thoni?
Komandant Malisheva: Tradhëtarët kanë emeër e mbiemër, janë të shumtë. Janë më shumë se 20
veta që kanë përgatitur kurthin tonë, duke filluar nga ata që sabotuan luftën dhe ata që u dhanë
informata Shërbimirt të Fshehtë maqedonas. Ne I kemi emrat dhe mbiemrat dhe do t’I bëjmë
publikë në ditën e parë që do të jemi në liri, sepse tash nuk është moment. Unë do t’I publikoj edhe
faktet e tradhëtisë gjithnjë në marrëveshje me miqtë dhe bashkëluftëtarët e mi.