Komandant Malisheva ka një porosi për 1.300 ushtarë shqiptarë që janë bë gati për luftë

Andi Krasniqi, i njohur ndryshe me nofkën si komandant “Malisheva”, ka shkruar një letër prekëse nga burgu ku po qëndron, përcjell “Bota sot”.

Komandant “Malisheva” apelon te bashkëluftëtarët e tij që mos ta bëjnë një gjë të tillë edhe ata, përderisa, siç thotë ai kur proceset po ecin para dhe tani kur edhe SHBA-ja edhe BE-ja janë angazhuar të qojnë proceset drejt të ardhmes.

Tutje, ai thërret që të ndalojnë, sepse, Krasniqi thotë se i donë sikur vetën e tij dhe nuk dëshiron që të vuajnë ata dhe të vuaj edhe populli.

Ja postimi i plotë:

Apelojë te të gjithë bashkëluftëtarët veteranet vëllezërit tanë ata të cilit kanë guximin kanë lidhe besën që të vazhdojnë luftën çlirimtare aty ku e lamë ne mos ta bëjnë një gjë të tillë unë di që jeni mbi një mijë e treqind pjesëtar që keni vu vetën në sakrificë po ju thërras mos e bëni një gjë të tillë përderisa proceset po ecin para dhe tani kur edhe SHBA edhe BE janë angazhuar të qojnë proceset drejt të ardhmes edhe për në Shqiptarët do të ketë të ardhme të ndritur kontribuoni vendit aty ku jetoni në mënyra të tjera jo më luftë do tregojmë që jemi për paqe nuk duam gjakderdhje mjaft më vaj e lot drejtësia për ne do të triumfoj me siguri janë forcat demokratike që udhëheqin tani Gruevski dhe bandat e tij ruse ikën nuk kthehen më. Ju thërras të ndaloni sepse ju dua sikur vetën time dhe nuk dua të vuani e të vuaj populli im nuk dua që shteti im të i vihet njollë e zezë për destabilitet. /BotaSot