Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pasur përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK’së, pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, raporton Express.
Por, kjo përplasje duket se kjo nuk i ka bërë fort përshtypje deputetes së re të Kuvendit, Adriana Matoshit.
Përderisa kolegët e saj po përplaseshin verbalisht, ajo ka shfrytëzuar atë moment që të bëjë video.
Fillimisht duket se i bën video vetes, e më pas e kthen telefonin edhe në drejtim të daljes së Kuvendit dhe incizon kolegët.
Këtë video e ka postuar më pas në Instagram.
https://www.facebook.com/watch/?v=1012894242447806