Koleg Arben Ratkoceri, ti e ofendove Harun Aliun sepse për dëshmorët nuk përdoret fjala “kocka”, por “eshtra”


Nga Hamdi Nuhiji

I nderuar koleg Arben Ratkoceri,

Nëse ke vendosur të përkrahësh BDI-në është e drejta jote. Prap se prap duhet të jesh i kujdesshëm dhe të ruash dinjitetin dhe integritetin gazetaresk. Duhet pasur kujdes edhe për integritetin e atyre për të cilët shkruan. Ti shkele rëndë dinjitetin e Harun Aliut dhe dëshmorëve tjerë të kombit Adem Jasharit, Sulë Hotlës dhe dëshmorëve tjerë, që i përmende në një polemikë kundër një politikani anti BDI. Ofendove rëndë kufomat e tyre, sepse për dëshmorët dhe martirët përdore fjalën “kocka”, e jo “eshtra” siç duhet përdorur. Fjala “kocka” në përgjithësi nuk përdoret për kufomat e njerëzve. Shpresoj se ke bë gabim pa dashje dhe do të tregohesh dinjitoz tu kërkosh falje për këtë ofendim së paku familjarëve të dëshmorëve për të cilët ke përdorë termin e pahijshëm “kocka”, nëse jo mbarë opinionit shqiptar. Shpresoj se gazeta Koha duhet publikisht të distancohet nga ky gabim i yti, por edhe BDI si parti në tribunat e së cilës ke marrë pjesë kohën e fundit.

Me respekt dhe dashamirësi,

Hamdi Nuhiju