Koha kur Rita Ora nuk ishte e famshme dhe shërbente kafe (FOTO)


Sot është një nga yjet më të mëdhenj të skenës artistike dhe emri i saj vazhdimisht përmendet e listohet në top-listat botërore.
Fjala është për yllin me prejardhje shqiptare, Rita Ora e cila deri tash na ka bërë shumë krenarë me sukseset e saj.

Rita gjithmonë ka treguar origjinën e saj, duke folur me shumë dashuri për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
Këngëtarja e ka me shumë qejf të ndajë me fansat e saj imazhe nga fëmijëria, ashtu si ka vepruar edhe sot, duke publikuar një foto të re.

Në këtë imazh ajo shihet me një tabake në duar, duke shërbyer kafe për familjarët e saj.
Gjithmonë e ëmbël dhe simpatike.