Sali Shasivari
Me shkas: Tr*agjedia në Spitalin Modular të Tetovës!
Në këto çaste të vështira dhe të dhimbshme nëpër të cilat kalon Tetova me rrethinë, mendjet, zemrat, dhe lutjet tona janë fillimisht me vi*ktimat, të lënduarit, dhe familjet e tyre, si dhe me grupet e shpëtimit dhe stafin mjekësor…
Allahu i mëshiroftë të vd*ekurit, i shëroftë të sëmurët, ndërsa familjeve të tyre ju dhashtë forcë dhe durim…
Dhashtë Zoti që tr*agjedi të këtilla të mos përsëriten…
Për më tepër, një tra*gjedi e këtillë nuk guxon të kalojë dhe të harrohet, pa mos i demaskuar dhe dë*nuar shkaktarët direkt dhe indirekt të saj…!
Kr*imi ka emër dhe mbiemër, si dhe protagonistë të shumtë…!
Në mesin e tyre bëjnë pjesë të gjithë ata që e zhvatën Tetovën për vite të tëra, duke e shndërruar atë në vend të pabanueshëm, me kushte jetese dhe spitalore mesjetare, me shërbime civile arkaike, me administratë të ko*rruptuar, me ajër të stërndotur, me infrastrukturë të deformuar, me komunikacion të stërngarkuar, etj.!
Përpos nderimeve ndaj vi*ktimave, ndihmesës ndaj të lënduarve, dhe përkujdesit dhe solidarizimit me familjarët e tyre, nderimi më i madh që do të mund t’ua bënim gjithë atyre, si dhe vetvetes, do të ishte vetëdijesimi dhe ngritja e zërit të pro*testës mbarëpopullore, e cila, për moto dhe kërkesa kryesore do të kishte maksimat që vijojnë:
‘Boll më’…!
‘Stop kr*imit, kr*iminelëve, dhe ma fisë urbane’…!
‘Duam kushte për jetesë normale, dhe për trajtim mjekësor dinjitoz’…!
‘Koha është e mas*karenjve, por Tetova është e tetovarëve’…!
Mjaft aktruam sikur gjithçka është në rregull… Mjaft e lozëm ‘vik*timën e pafajshme’… Mjaft më me sjelljen tonë të llojit egoisto-individualist, e cila tingëllon: ‘le të kry punë dhe të shpëtoj unë, ndërsa të tjerët që vijnë prapa meje le të bëjnë çka të duan’…!
Nëse edhe kësaj rradhe nuk veprojmë si një trup i vetëm qytetar, larg ngjyrimeve fetare, etnike, politike dhe partiake, atëherë do të dëshmojmë se jemi pjesë e kr*imit dhe korr*upcionit, dhe, do të rre*zikojmë që tra*gjeditë e këtilla të na përsëriten edhe në të ardhmen…; tra*gjedi këto të cilat nuk bëjnë dallime në baza fetare, etnike, politike, dhe partiake…!
Zoti na ruajt nga sherri i të tjerëve dhe i vetvetes… Amin.