Si rezultat i rreshjeve të pandërprera të borës, rrugët në lagjen vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit janë të bllokuara.
Edhe pse bora ishte paralajmëruar, institucionet lokale nuk kanë reaguar. Deri në mesdite janë lajmëruar dhjetra raste për ndihmë ngaqë siç thonë, rrugët kanë qenë të papastruara, me akull gjë që ka pamundësuar qarkullimin e banorëve dhe vizitorëve në ketë lagje.
Deri në mesdite në rrugët kryesore të qendrës për skijim ka kaluar vetëm një kamionetë për pastrim, ndërkaq rruga kryesore Tetovë-Kodra e Diellit vazhdon të jetë e pa pastruar tërësisht nga Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Edhe përkundër këtij fakti , skijatorë nga Kosova e Shqipëria kishin arritur në orët e hershme të mëngjesit.
Ndërkaq nga Komuna e Tetovës thanë se Ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale janë në terren dhe të shpërndarë edhe nëpër fshatrat e Malësisë së Tetovës. Po punohet që të gjitha rrugët të jenë të lira dhe të kalueshme. Po ashtu, edhe për tek vikend shtëpizat ekipet e NPK-së janë nisur për të intervenuar!
Gjatë 24 orëve Kodra e Diellit është mbuluar me rreth 30 cm borë, reshje këto që kanë vazhduar me intenzitet të njejtë edhe gjatë ditës.