Kodra e Diellit kalon në duart e ”Technoalpin”

“TechnoAlpin” do të jetë investitori strategjik në Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”. Drejtori i ELEM Turs, Adem Avziu theksoi se kompania që ka marrë dritën jeshile nga Qeveria parasheh investime prej 186 milionë eurove, që do të nisin që nga viti 2023, raporton Klan M.

“Jashtëzakonisht i lumtur që TechnoAlpin, si një lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore, më në fund ka marrë statusin e investitorit strategjik me një plan ambicioz zhvillimi të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” – tha Adem Avziu, drejtor i ELEM TURS.

Edhe sipas ministrit të mjedisit jetësor, Naser Nuredini, kompania TechnoAlpin ka dorëzuar një plan ambicioz për zhvillimin dhe rritjen e qendrës së skijimit Kodra e Diellit.

“Zhvillimi i qendrës së skijimit Kodra e Diellit ka qenë një ndër prioritetet tona dhe për këtë jam i lumtur të njoftoj se investitori strategjik është një kompani serioze nga Tiroli i Jugut, TechnoAlpin e cila është udhëheqëse botërore në menaxhimin e qendrave të skijimit në disa vende të botës” – deklaroi Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor.

Investimi duhet të realizohet duke filluar nga viti 2023 dhe do të realizohet në 6 faza investimi, e para prej të cilave kap vlerën afërsisht 55 milionë euro edhe atë:

Vendosje të dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse, Dy shtigje të reja skijimi, Instalim i sistemeve për borë artificiale, Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim, Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave, Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse, Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*, Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit. E derisa të kompletohet procedura që TechnoAlpin të nis me menaxhim dhe investime, këtë sezon me Kodrën e Diellit do të menaxhoj kompania ELEM Turs. /KlanMacedonia/