Kocias: Bullgaria nuk e kupton që në Maqedoninë e Veriut ka lindur komb i ri, që ka gjuhën e vet

Toni i Sofjes në lidhje me bllokimin bullgar të rrugës evropiane për në Maqedoninë e Veriut diktohet nga anëtari i koalicionit qeverisës, partia e ekstremit të djathtë VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare e ministrit të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov”, tha ish ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias, në një intervistë për “Euroaktiv”.

“Bullgaria nuk e kupton që në Maqedoninë e Veriut ka lindur një komb i ri, i cili ka gjuhën e vet. Në vend që ta respektojë atë dhe të kontribuojë për paqen dhe miqësinë e popujve të rajonit, Bullgaria po vepron në mënyrë destabilizuese, duke pretenduar të jetë një “Herkul pa muskuj”, tha Kocias.

Ai tregon se Athina kishte paralajmëruar Këshillin Evropian se Karakaçanov ishte “duke ndjekur një politikë jashtë kornizave të BE-së”, pasi gjatë presidencës bullgare me BE , ai ngriti një monument të një luani në oborrin e Pallatit Kombëtar të Kulturës duke mbajtur një mburojë me një hartë të “Bullgarisë së Shën Stefanit”./Alsat