“Kobra i Prizrenit”- Anderr e kam me vizitu Qaben

Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” ka qenë i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”.
Aty ai ka folur për jetën e tij private. Thotë se ka jetuar jetë të vështirë.
“Gjysmën e jetës gati e kalova në bu*rgje”, thotë ai.

Të rinjve u ka kërkuar që të mos e ndjekin shembullin e tij.
“Rinisë nuk u propozojë jetën si timen, është e vështirë, shkollohuni”, porositë ai.
Hoxha ka treguar se pasurinë që ai ka i vjen nga familja që ai ka jashtë Kosovës.

I pyetur për ëndrrat e tij, Kobra tha që nuk ka diçka që nuk e ka realizuar përveç se nuk kam shku në Qabe. Anderr e kam me shku, shprehet Kobra.