Koalicioni i “Zylqyflijes”


Rami Mislimi

Shqiptarët pritën tjetër koalicion, por u pa qartë se opozitën e vërtetë e eliminuan koalicioni i interesit ASH-AAA. Kjo ishte orkestruar më herët por duhej bindur më parë opinionin se në mashtrimin e përkryer duhej të hiqej njëri dhe të vinte tjetri. Këtë rradhë erdhi ai që në koalicion kishte qëndruar për shkak të LSDM së, pra ai që nuk arriti të bëjë karierë në muzikë tani mundohet të “orkestrojë “politikën shqiptare. Sela po luan lojën e përkryer politike dhe në listën e tij të gjatë të “partnerëve” pasi i humbi të gjithë, tani bëri për vete atë që në një emision televiziv e akuzoi për fonde të dyshimta nga shtetet e lindjes dhe tani gëlltiti fjalët e veta. Tani me “koalicionin e Zylqyflijes” do që të duket shpëtimtari i shqiptarëve njeriu që kurrë nuk ka fituar as duke qenë PDSH, as LRPDSH, as ASH, as edhe duke eliminuar politikisht të gjithë përfshirë së fundmi Kasamin.

Gashi në fakt nuk ka se çfarë humb në ndërkohë që mbijetesa e tij politike po aq sa e Selës mvaret nga këto zgjedhje, por Gashi “këngëtari” që nuk u bë kurrë i famshëm, nuk mendoi thellë se tani mund të jetë ai i fundit në listën e “miqëve”të Selës që do t’a lërë vendin bosh pas 12 Prillit. Ai nuk mësoi nga pararendësit se çfarë do të thotë të jesh me Selën e përçarjes .Gashi nuk mësoi se partneri i koalicionit pushteto-gjysëmopozitarë i ka larguar të gjithë dhe Gashi ishte i fundit dhe i vetmi që i ka mbetur jo për nga forca politike ,por për nga mënyra se shqiptarët duhet gënjyer prapë dhe për mënyrën se si do të duket “koalicioni i madh shqiptarë”me politikanë që kanë frikë të konkurojnë në zonat e veta sepse votuesi moti i ka dënuar.

Kur Sela do flet kundër pushtetit të fundit, do flet kundër vetvetes, por kur do t’a bëjë më të ashpër fjalorin kundër pushtetit, do t’a djegë në palcë këngëtarin Alternativës që edhe në qeverinë teknike nuk e shkuli dot askush nga pushteti, nga ëndrra e tyre e madhe dhe e vetme.
Por për dallim nga Sela që ka qeverisur edhe me VMRO-në si pjesë e PDSH së edhe me LSDM bashkë me “armikun” që vetëm Sela nuk mund t’i qahet sepse BDI e bëri kryetar komune , Gashi ka më pak “mëkate”politike sepse ka më pak “takat”politik dhe më pak pushtet.
Forca e tyre do t’a zhgënjejë Selën menjëherë më 12 Prill.

Koalicioni jo natyral pushtet -opozitë ASH-AAA nuk mbahet mend që nga pavarësia të ketë qenë më kontravers. Ai është i tillë koalicion jo për interesat shqiptare sepse vetë Sela ka thënë gjërat më të ulëta para tre vitesh për ta, por është koalicion mbijetese nën maskimin e një shqiptarie fallso sepse koalicioni i “Zylqyflijes” mbi të gjitha është një i tillë më shumë oriental se sa pro evropian dhe pro amerikan. Sela e din më shumë sepse vetë ka akuzuar për fondet e dyshimta Lëvizjen Besa e që ishte në atë parti edhe këngëtari i Altetnativës që më pas shkoi me Kasamin, opozitarin e vërtetë dhe tani me Gashin politikanin që nuk u bë kurrë “këngëtar”.
Eliminimi i Besës edhe këtë rradhë shuajti ndryshimin e madh dhe u zhyt në interesa të një grupi njerëzish patriotë me “bateri” që nga hiçi për vete u bënë dikush por është populli që do t’a pësojë edhe këtë herë duke besuar në gënjeshtrën e rradhës.