Koalicioni ASh-AAA: Kjo është qeveri antieruopiane dhe e dë*mshme për qytetarët

Këtë ditë, kur u shënua Dita e Europës, i dëgjuam dhe lexuam edhe dhjetëra deklarata e postime të funksionarëve të këtij pushteti, që sikur mos t’i njihnim se kush janë dhe sikur mos t’ua dinim veprat, do të besonim se krejt barra e BE-së ka rënë mbi supet e tyre. E që të mos mendojnë se qytetarët nuk e dinë se kush janë ata dhe cilat janë veprat e tyre, do ua kujtojmë sot disa elemente, për të dëshmuar se ata për gjithçka mund të mërziten, pos për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Disa nga arsyet e këtij konstatimi janë edhe këto:

Kjo qeveri është formuar mbi paradigmën e mashtrimit “kryeministri shqiptar”, duke u shndërruar kështu në pushtetin ekzekutiv që ka rrënuar çdo kriter demokratik dhe moral të pjesëmarrjes në zgjedhje;
Kjo qeveri ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020, të cilat për ne janë jolegjitime, ngase në këto zgjedhje manipulimi i votës, vj*edhja, blerja dhe format e tjera të deformimit të vullnetit demokratik u bënë standard i një shteti që, së paku, zyrtarisht aspiron për të qenë anëtar i BE-së;

Ky pushtet i ka dhënë tokë ndërtimore në vlerë prej 200 milionë eurosh një afaristi kontrovers, siç është Daka Davidoviq, që sponsorizon agjenda antierupiane në rajon;
Kjo qeveri ka dështuar plotësisht me sistemin arsimor në kohë pandemie, ndërsa rezultatet e këtij dështimi do t’i ndjejmë edhe shumë kohë në të ardhmen;
Kjo qeveri ka bërë që të humben mbi 60 mijë vende pune dhe ekonomia vendore të vihet buzë greminës;
Kjo qeveri është sjellë ndaj pandemisë në stilin “Le të shpëtojë kush si mundet!”, andaj sot shkalla e vd*ekjeve në RMV është më e larta, ndërsa imunizimi ndër më të ulëtit në Europë;

Kjo qeveri ka mundësuar të pajisen me pasaporta mbi 200 kr*iminelë ordinerë ndërkombëtarë, që kërkohen në gjithë botën, me çka dëshmon se RMV-ja është bërë strehimore për kr*iminelët, ndërsa ky pushtet është thellë i përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar;
Kjo qeveri sot “mburret” vetëm me ka*nabizimin e shtetit, ku drejtuesit e policisë janë bashkëpunëtorët më të ngushët të na*rko-dilerëve;
Në listat e vetme ku kjo qeveri e ka vendosur shtetin tonë në krye janë indekset e ko*rrupsionit, kjo e shfaqur bile edhe në blerjen e vaksinave;

Duke e ditur se drejtësia është vlera fondamentale e BE-së, kjo qeveri e ka bërë të kundërtën – politizimin, etnizimin dhe partizimin e sistemit të drejtësisë;
Kësaj qeverie selia e NATO-s nuk ia pranon emrat për oficerë në NATO, kjo për shkak të përfshirjes së tyre në shërbime inteligjente antiperëndimore;
Së fundmi, kjo qeveri synon të bëjë edhe abuzimin me mediat, në mënyrë që ta ngufasë fjalën e lirë dhe të drejtën e informimit objektiv, që janë parime themelore europiane.

Krejt këto që i përmendëm shkurtimisht, për shkak të hapësirës së ngushtë, por edhe shumë elemente të tjera, që nuk arritëm t’i përfshijmë, janë dëshmia më e mirë se ky shtet e ka marrë tërkuzën nëpër këmbë dhe ka hequr dorë nga integrimi europian. Parametrat janë këto, ndonëse fjalën mund t’i kenë të tjera. Andaj, duke e pasur këtë bilanc antiintegrues, ne – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – gjykojmë se shpëtimi i vetëm për t’u kthyer në agjendën europiane është që ky pushtet të ikë sa më shpejt dhe të hapet perspektiva për një frymë integruese në BE. Zgjedhjet e parakohshme dhe një shumicë e re mund të ndërtojnë një rrëfim tjetër për Maqedoninë e Veriut karshi procesit integrues në Bashkimin Europian.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA
Shkup, 11.05.2021