Koalicioni ASH-AAA, ja nga sa deputet kanë dy partitë politike

Koalicioni në mes ASH dhe Alternativës në zgjedhjet e djeshme parlamentare ka fituar gjithësej 12 deputet. Në njësinë e parë zgjedhore ka fituar 2 deputet, në njësinë e 2 zgjedhore 3 deputet, në njësinë e 5 zgjedhore 1 deputet dhe në njësinë e 6 zgjedhore 6 deputet.

Sipas rezultateve të deritashme, Aleanca për Shqiptarët ka fituar 8 deputetë kurse Alternativa 4 deputetë. Ja lista e deputetëve të koalicionit ASH AAA. Njësia 1: Skender Rexhepi AAA, Abdulla Saliu ASH. Njësia 2: Afrim Gashi AAA, Elmi Aziri ASH, Safije Sadiki (AAA). Njësia 5: Syrja Rashidi ASH dhe Remzi Memedi ASH.
Njësia 6: Zijadin Sela ASH, Adnan Neziri ASH Ilire Dauti ASH Hysni Ismaili AAA Halil Snopçe ASH dhe Artina Qazimi ASH.