Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët: I dë*nojmë kërc*ënimet e mjekut të papërgjegjshëm, Arben Esati, ndaj gazetarëve

Jemi të njoftuar me rastin sk*andaloz ku një i ashtuquajtur mjek në spitalin e Tetovës, Arben Esati, ka marrë aq guxim, saqë ka kërc*ënuar me jetë disa gazetarë nëpër redaksi të mediave.
Për fat të keq kjo qeveri ka krijuar kushte shumë të vështira për punonjësit mediatik, duke mos u ofruar sigurinë e nevojshme, me këtë u ka dhënë zemër çiftit të “mjekëve” që të kërc*ënojnë çdokënd pa asnjë drojë.

E ftojmë urgjentisht Ministrinë e Punëve të Brendshme që të reagoj ndaj këtij rasti, po ashtu edhe Prokurorinë, që sa më shpejtë të ndërhyjnë e ta zgjidhin sa nuk është bërë vonë.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa gjithnjë është në mbrojtje të vlerave demokratike, ndaj për ne liria e shprehjes dhe funksionimi i mediave në kushte normale është një gjë e pacë*nueshme.