Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alterntiva: Zaev po bën pazarllëqe për vaksinat

Koalicioni Aleanca për Shqiptaрët dhe Alterntiva kanë reaguar kundër Ministrit Filipçe dhe kryeministrit Zaev pasi që sipas tyre ata po kryejnë pazarllëqe dhe ndërmarрje jashta çdo norme humane. Përfaqësusja e koalicionit tha se pas publikimit te korrespodencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë Fantome nga Hong Kongu me qëllim të furnizimit me vaksinën kineze u vërtetua skema kr*iminale e ministrit dhe kryeministrit Zaev.

“Edhe në këtë kohë kr*ize ku mijëra persona janë të infektuar, ku numri i të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë, fatëkeqsisht edhe numri i personave që humbin jetën është në rritje, ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev nuk e kanë në mëndje të sigurojnë vaksina në mënyrë të rrregullt por përkundrazi bëjnë pazarllëqe dhe ndërrmarje jashta çdo norme humane. Është për t’u habitur se si kryeministri Zaev i përdor kompanitë që përmenden në të ashtu quajturën bo*mba nga aktiviteti kr*iminel i Gruevskit për të njejtin qëllim, por tani është në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Në këtë situat gjëja më e logjikshme do të ishte dorheqja e ministrit Filipçe dhe kryeministrit Zaev për të mirën e qytetarëve”