“Koalicionet”, ASH-ja pritet që sot të merr vendimin

Sot pritet të merret vendimi i kryesisë së ASH-së lidhur me koalicionin parazgjedhor. Nga Aleanca për Shqiptarët konfirmojnë se kryesia Qendrore ka ftuar mbledhje në të cilën pritet sigurisht të diskutohet dhe të merret vendimi final nëse do të ndodhë koalicioni trepalësh mes ASH – BESA – Alternativa, apo do të ketë vetëm koalicion dypalësh.

Sekretari gjeneral i ASH-së, ditë më parë I pati thënë TV21 se gjasat për koalicion trepalësh janë të vogla. Por që kundër tij menjëherë dolën nga vet ASH-ja nga ku thanë se gjasat për koalicion janë të gjalla, por pa precizuar qartë se nëse flitet për koalicion tre palësh ose dy palësh. Sipas informacioneve jo-zyrtare, më afër koalicionit janë dy partitë, ASH-Alternativa.