Klubi ther kurban për të mos rënë nga liga

Skuadra nga Turqia, Kocaelispor ka pushtuar mediat botërore me veprimin që e ka bërë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria e dytë e futbollit turk.
Pas një serie prej tetë ndeshje rresht pa fitore dhe rënies në pozitën e 15-të në tabelë, me vetëm një pikë larg zonës së rënies në kategorinë e tretë, klubi ka therë një kurban.

Këtë veprim te Kocaelispori e kanë bërë me shpresën se do t’i shpëtojnë rënies dhe sezonin e ri, do të jenë pjesë e kategorisë së dytë të Turqisë. Ishin krerët e klubit që morën këtë vendim ndërsa kafsha u therë në stadium para fillimit të stërvitjes.

Krahas mbetjes në ligë, te ekipi turk po shpresojnë që mos të ketë lëndime deri në fund të sezonit dhe t’i kthehen rezultateve pozitive.
“Përgatitjet tona vazhdojnë. Skuadra jonë sakrifikoi një kurban para stërvitjes”, ka shkruar Kocaeli në “Twitter”.