Klubi malor nga Saraji ushqen kafshët në kanjonin e Matkës

Klubi Malor “Gryka e Dervenit” sot ka ndërrmarë një aksion fantastik për ndihmë të kafshëve në këto kushte dimri me borë të madhe. Ata kanë organizuar një aksion për shpërndarje të ushqimit për kafshët dhe shpenzët.

Ata rrëfejnë për derveni.info se aksione të tilla dhe të ngjajshme organizojnë shpesh për të ndihmuar kafshët por edhe për ta mbrojtur natyrën. Kësaj radhe ata kanë shpërndarë mbi 50 kg grurë dhe misër, me çka besojnë se do tu dalin në ndihmë kafshëve që ti mbijetojnë këto ditë të ftohta dimri.

Klubi Malor “Gryka e Dervenit” është një ndër grupet e shumta malore në vendin tonë, i përbërë nga adhurues të natyrës dhe dashamirë të maleve. Ata gjat gjith vitit organizojnë aksione dhe ecje nëpër male, por edhe aksione tjera për mbrojtjen e natyrës.