Klitschko: “Trupat ruse 20 km larg Kievit”

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka folur në një konferencë shtypi këtë pasdite, derisa trupat ruse vazhdojnë të lëvizin drejt kryeqytetit të Ukrainës.
Vitali Kiltsvchko tha se pjesa më e madhe e forcave ruse mbetet rreth 20 km (12 milje) “ndoshta më pak” nga Kievi, shkruan Sky News. Kiltsvchko ndër të tjera shtoi se “ne po luftojmë për pavarësinë tonë, për familjet tona dhe për botën tonë.”