Klinikat po përgatiten për pranimin e pacientëve të rregullt, ja nga cila ditë

Nga java e ardhshme me siguri do të jenë në funksion klinikat që të munden t’i pranojnë pacientët e rregullt, sipas protokolleve të paracaktuara, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në pyetjen e gazetarëve kur do të normalizohet shëndeti publik që të mundet të pranojë pacientët e rregullt.

Tha se ende po përgatiten kapacitetet në klinikat, sepse një pjesë e mirë prej tyre, siç tha, punojnë sipas sistemit në pauzë pas një deri në dy javë, duke e kursyer personelin mjekësor.

“Me sa duket ky presion në spitale po lehtësohet seriozisht dhe ne në të vërtetë e kemi shmangur atë. Tashmë të gjithë kanë marrë obligime t’i organizojnë edhe programet e rregullta, janë hartuar lista të pacientëve dhe intervenimeve që ishin anuluar”, tha Filipçe.

Sqaroi se e gjithë kjo do të shkojë në koordinim me sistemin për caktimin Termini Im, që do të punojë sipas protokollit të ri me ç’rast kontrollet do të zgjasin 20-30 minuta që të shmangen turmat në ambulanca.

“Dëshirojmë që të gjithë këtë ta përgatisim mirë, të mos shpejtojmë, ndërsa njëkohësisht seriozisht e ndjekim edhe numrin e pacientëve të cilët shërohen nga Kovid-19 dhe në spitalin “8 Shtatori” dhe në Klinikën Infektive”, tha ministri.

Sërish bëri apel në respektimin e masave dhe qytetarët të mësohen në realitetin e ri, ndërsa kjo është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe respektim të masave të tjera për mbrojtje, derisa, siç tha, nuk ka vaksinë për Kovid-19 në vitin 2021