Klinika Zhan Mitrev: Infomatat e rrejshme në disa mediume nuk korrespondojnë me realitetin

Hulumtimi i fundit i publikuar i IRL (Investigative Reporting Lab) ku objekt hetimi është një prej klinikave private më të mëdha në vend dhe pronarit të saj, doktor Zhan Mitrev, ka shkaktuar shumë reagime në opinion.

Pas kësaj kanë reaguar nga Klinika Zhan Mitrev duke i vleresësuar informacionet si tendencioze dhe të fabrikuar për të krijuar një pasqyrë të rreme në opinion. Sipas tyre kjo është për të prishur edhe imazhin dhe reputacionin e klinikës të cilën e kanë ndërtuar me vite së bashku me personelin e të punësuarve.

Nga Klinika Zhan Mitrev bëjnë me dije se do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore, për të ndaluar infomacionet e tilla që po qarrkullojnë në opinion.