Klinika Universitare për Hematologji në Shkup sot informon se me sukses është zbatuar edhe një transplantim i qelizave burimore-jo kongjenitale.
“Na paraqet kënaqësi t’i informojmë të gjithë pacientët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore në vend se me përpjekje të jashtëzakonshme të ISHP-së Klinika Universitare për Hematologji-Shkup, edhe krahas barrierave për shkak të Kovid-19, me sukses ishte zbatuar edhe një transplantim i drejtpërdrejtë i qelizave burimore jo-kongjenitale”, citohet në kumtesën e Klinikës.