Klinika “Kozle” është plot me fëmijë të sëmurë – njëri është diagnostikuar me Covid-19 dhe një foshnjë e vogël ka sëmundjen e “Kollës së mirë”


Sëmundja e rezikshme e ashtuquajtur “Kolla e mirë” është konfirmuar tek foshnja gjashtëmuajshe nga Shkupi në Klinikën e fëmijëve “Kozle”, ka konfirmuar për MIA-në shtetërore, mjekja pediatre specialiste në Klinikë, Dr Mirjana Popovska.

Mësohet se një fëmijë me Covid-19 ndodhet aktualisht në spitalin “Kozle”, dhe nga data 1 deri më 7 janar të këtij viti janë regjistruar 72 raste të reja me Covid-19 në vend.

Dr. Popovska informoi se në “Kozle” në ambulancë-poliklinikë janë deri në 200 fëmijë në ditë, të cilët kalojnë nëpër klinikat konsultative dhe tani rreth gjashtëdhjetë janë të hospitalizuar.

“Më shpesh bëhet fjalë për infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Kategoria më vulnerabël, më e prekura janë foshnjat deri në një vjeç”, shtoi mjekja.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik – Shaban Memeti ka thënë se në vitin 2023 janë regjistruar tre raste me “pertusis” – kollë e mirë, të gjitha nga Shkupi, një prej të cilëve në dhjetor.