Klinika Infektive tregon për gjendjen e foshnjës 5 muajsh dhe nënës së saj

Me simptoma të temperaturës dhe bark qitje me autoambulancë sot në mesditë është drejtuar për në Klinikën Infektive të QKUK’së, foshnja pesë muajsh nga fshati Topanicë e Kamenicës e cila para dy ditëve u infektua me koronavirus. Ajo për në Infektivë është udhëzuar nga ana e mjekëve të QKMF’së në Kamenicë. Për momentin foshnja është sistemuar në Infektiven e QKUK’së, bashkë me nënën e saj.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Drejtoresha për Shëndetësi në Kamenicë, Suna Zajmi.

“Foshnja ka pasur temperaturë, dhe ne për shkaqe sigurie e kemi dërguar për në Infektiven e QKUK;së. Por gjendjen e ka stabile”, ka thënë Zajmi.

Ajo ka treguar se nga Topanica e Kamenicës sot janë testuar edhe dy raste si të dyshuara që janë prekur ga koronavirusi Covid 19.

Ndërkohë, të prekurit e tjerë, sipas saj janë në gjendje stabile.

Ndërkohë, Foshnja tashmë gjendjet në QKUK. Detaje për gjendjen i dha Expressit mjekja e Klinikës Infektive, doktoresha Ajete.

“Foshnja dhe nëna, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Janë shtrirë për trajtim këtu tek ne. Jemi duke i monitoruar. Për momentin janë në gjendje të mirë”;, tha për Express, doktoresha e Infektivës së QKUK’së.

Kujtojmë se 11 anëtarë të një familjeje janë prekur nga Covid 19 nga fshati Topanicë i Kamenicës./Express/