Klinika Infektive: 33 raste të hospitalizuar me Covid 19, një paciente në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive një paciente është në gjendje të rëndë shëndetësore, ecila aktualisht është në përkujdesje intensive.

Në këtë klinikë, janë të hospitalizuar 33 pacientë, ku 27 prej tyre janë në gjendje stabile dhe 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi.

Raporti i plotë i QKUK-së:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 30.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon;

27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.