Klinika e Pulmolgjisë, 22 baraka në shërbim ambulator të pacientëve

Filluan të vendosen kontejnerët në oborrin e Klinikës së Pulmolgjisë. Do të ketë 22 baraka në 450 m2 për shërbim ambulator të pacientëve të sëmurë nga organet e frymëmarrjes. Ky spital mobil do ti vijë në ndihmë klinikës së vjetër, e cila sipas autoriteteve me vetëm 170m2 nuk ka kapacitete të mjaftueshme në kohën e pandemisë. Drejtori i Pulmologjisë, tha se trajtimet mjekësore në spitalin modular do të evitojnë rrezikun e CoVid-19 nga mjekët dhe pacientët me sëmundje kronike.

Domosdo është e nevojshme pasi që pacientët e sëmurë nga mushkëritë të kenë distancë fizike në zonën e pritjes. Këta pacientë tani më të sëmurë janë kategoria më e rrezikuar që nëse infektohen të pësojnë komplikime deri në raste të vdekjes – u shpreh Dejan Dokiq, Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë. Sipas arkitektit të MSH këto hapësira deri në fundjavën tjetër do të montohen dhe duke u pajisur me instalimet tjera të brendshme, të gatshme për pacientë do të jenë nga mesi i muajit gusht.

Punët ndërtimorë janë kryer, instalimi i rrymës, ujësjellësit e kanalizimit dhe pllakës së betonit dhe sot u fillua me vendosjen e kontejnerëve. Do të ketë ambulancë, kabinete, laboratorë dhe hapësira tjera ndihmëse siç janë gardërobat, toaletet dhe të ngjashme -deklaroi Damjan Hristov, Arkitekt i MSH për spitalin e ri.
Spitale të tilla mobile do të ndërtohen në 16 komuna, si parapërgatitje për valën e dytë eventuale të virusit Korona që mund të godasë vendin në vjeshtë. Por, ato ende mbetet projekte në letër./Adnan Qaili