Klinika e Hematologjisë do të shndërrohet në qendër rajonale për mjekim të sëmundjeve më të rënda të gjakut

Delegacioni i Komandës evropiane të armatës së SHBA-së sot e vizitoi IPSH Klinikën për hematologji, ku intensivisht po ndërtohet kati i dytë, me mjete nga programi për ndihmë i Komandës, siguruar përmes Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë në vlerë prej një milion dollarë. Kjo shumë është e dedikuar për zgjerim të kapaciteteve për hospitalizim, përkatësisht ndërtim të edhe një kati.

“Kapaciteti i ri, së bashku me metodat e vendosura më bashkëkohore për mjekim dhe kujdes mjekësor, ofrojnë mundësi që klinika t’i shërbejë jo vetëm sistemin shëndetësor publik të vendit, por njëkohësisht e etablon atë në kulmin e qendrave më të rëndësishme për mjekim të sëmundjeve hematologjike në rajonin më të gjerë”, informojnë nga Klinika.

Ky investim, thonë, është lehtësim i madh për funksionimin e përditshëm hapësinor të Klinikës dhe pacientëve, nëse merret parasysh fakti se shfrytëzimi i stacionuesit në disa vitet e fundit është mbi njëqind për qind dhe çdo ditë kërkohet një shtrat më shumë.

Drejtoresha e Klinikës së hematologjisë, Irina Panovska-Stavridis thotë se në pajtim me planin dinamik për realizim, pritet që kati i ri të vihet në përdorim në qershor të vitit të ardhshëm. Sipas saj, me fillimin me punë të repartit të ri. pacientëve do t’u vihet në dispozicion gjithçka që posedojnë dhe ofrojnë qendrat më bashkëkohore të llojit të këtillë.