Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë të ditur se Nasim Haradinajt do t’i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale më 11 dhjetor, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020, do të mbahet seanca gjyqësore.
“Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga zyrtarë të Speciales më 25 nëntor.
“Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh”, pati thënë nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, më 29 nëntor kur u intervistua në Speciale.