Klikime të blera?! Butrint Imeri merr tre milion klikime për tre ditë në YouTube


Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, është ndër më të dashurit në estradën shqiptare.
Ai mundohet që të qëndrojë afër fansave të tij përmes postimeve nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet.

Para dy ditësh artisti zgjodhi që të lansojë këngën e re, për të cilën ka paralajmëruar kohë më parë.

Deri më tani po e njëjta këngë ka arritur që të grumbullojë mbi tre milion klikime në YouTube, diçka që ka habitur të gjithë duke ngritur kështu spekulime për klikime të blera.