Klienti publikon faturën, ja sa kushton një pije energjike në restorantin e Nusretit (FOTO)

Një faturë e një klienti në restorantin e kuzhinierit të njohur, Nusret, është përhapur shumë në rrjete sociale. Vlera e saj është mbi 1.800 funte, ndërsa bien në sy edhe çmimet e larta të pijeve.
Përpos çmimeve të larta për secilën pjesë të ushqimit e pijeve, në faturë figuron edhe shuma prej 236.4 funtesh si tarifë për shërbim.

Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale
Në faturë vërehet se një pije Coca-Cola ka kushtuar nëntë funte, ndërsa katër pije energjike, RedBull, kanë kushtuar gjithsej 44 funte, që i bie se një kushton 11 funte ose rreth 12.8 euro.

Postimi në Twitter ka marrë gati 10.000 pëlqime, ndërsa shumë komentues kanë pranuar se janë tmerruar nga çmimet shumë të larta në menu.
Në faturë shihet se një hamburger, i quajtur “burg i artë”, kushton hiç më pak se 100 funte.
Një komentues shkroi: “Shpresoj që pjesën tjetër të lopës ta kanë dhënë në qese! 630 funte për një biftek!”