Kleriku i lartë saudit: Hebrenjtë, myslimanët t’i bashkojnë forcat në luftën kundër antisemitizmit

Sheiku Mohammed Al-Issa, kreu i organizatës jo qeveritare Liga Myslimane Botërore të financuar nga qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite, tha se anëtarë të kësaj organizate janë krenarë të qëndrojnë krah vëllezërve e motrave hebreje për të zhvilluar mirëkuptimin, respektin dhe harmoninë mes religjioneve, transmeton Gazeta Metro.


Në konferencën e organizuar nga Lëvizja e për Luftimin e Antisemitizmit Sheiku Mohammed Al-Issa tha se Hebrenjtë e Myslminaët duhet të punojnë së bashku për të ngritur dhe krijuar “ura dialogu” mes komuniteteve.

“Derisa hebrenjtë e myslimanët kanë jetuar krah njëri tjetrit  me shekuj, në këto dekada të fundit mjerisht jemi larguar nga njëri tjetri” tha al-Issa. “Që prej se jam në krye të ligës, është misioni im të luftoj forcat e urrejtjes dhe dhunës.”

Më herët këtë vit, al-Issa kishte vizituar kampin e vdekjes Auschwitz-Birkenau,, ku kishte thënë se, ai “qëndron i bashkuar me vëllezërit hebraik e shtoi se kurrë më nuk duhet të përsëritet tmerri më i madh i historisë së njerëzimit, holokausti.”

Gjatë ngjarjes, al-Issa u nderua me çmimin inaugurues për kontributin e tij në luftën kundër antisemitizmit.