Kosovë: Shteti ndau afër 2 milionë euro për ‘Viva Fresh’, ‘ETC’ dhe ‘Interex’ që s’e ndalën punën asnjë ditë gjatë pandemisë

Afër dy milionë Euro, në total, subvencionim nga shteti, nga pako prej 60 milionëshe për Rimëkëmbje, kanë përfituar tre rrjetet e maketeve “Viva Fresh”, “Elkos” dhe “Interex”, përkundër se të tre bizneset kanë punuar vazhdimisht edhe gjatë periudhës së pandemisë.Mbi 860 mijë Euro subvencion, Qeveria Hoti, del se ia ka dhënë vetëm Viva Fesh-it, bazuar në dokumentin e publikuar nga Ministri i Financave Hekuran Murati.Mbi 675 mijë Euro shteti ia ka dhënë “Ekos-it” (ETC-së) të biznesmenit Ramiz Kelmendit, ish-zëvendëskryeministrit të LDK-së në Qeverinë e Isa Mustafes, shkruan Reporteri.net.

E mbi 335 mijë Euro tjera janë ndarë për ‘Proex SHPK’, që operon si rrjeti i maketeve ‘INTERX’.
Nën 100 mijë Euro, nga kjo pako e shpërndarë në tetor të vitit të shkuar nga qeveria Hoti, kanë përfituar edhe rrjetet tjera të maketeve, që puna e të cilëve ka vazhduar edhe gjatë pandemisë, për dallim nga shumë biznese tjera që janë detyruar ta ndërkrejnë punën për shkak të masave anti-covid.