Kjo video vërteton pse njerëzit e duan kaq shumë Luiz Ejllin: ndihmon Oltën në momentet e saj më të vështira

Tensionet dhe debatet e shumta brenda shtëpisë, nuk e kanë shtyrë Luizin dhe Oltën që të distancohen nga njëri-tjetri, në mënyrë që të mos konsumojnë asnjë bisedë bashkë.

Ata të dy patën një bisedë të shkurtër “kokë më kokë” sot në oborr, ku Luizi u përpoq t’i japë disa këshilla Oltës. Kjo për faktin se ajo reagon me gjαknxehtësί ndaj situatave apo komenteve të ndryshme.

Një rast që u përmend nga Luizi ishte debati me opinionisten Zhaklin Lekatarin mbrëmjen e kaluar. Jo vetëm mbrëmë, por thuajse në çdo ‘Prime’, Olta ka mendime të kundërta me Zhaklin.

Luizi i tha asaj që mos t’i marrë për keq këshillat apo komentet e Zhakut, pasi ajo nuk i flet me tendencë, aq më tepër që gjithmonë i ka mbrojtur gratë dhe vajzat.

Luizi e justifikoi Oltën duke i thënë që ishte e ngarkuar nga video me djalin e saj të vogël.