Florian Marku ka vazhduar ecurin pa humbje në boks.
Boksieri shqiptar mposhti britanikun, Rylan Charlton në raundin e tetë – pasi ekipi i këtij të fundit hodhi peshqirin në ring.
Në raundin e dytë, Marku u tall me kundërshtarin e tij – duke i thënë: Asgjë, asgjë! Unë s’jam Joe Laws.
Laws ishte kundërshtari i Charltonit gjatë vitit 2020, ku ky i fundit kishte fituar me KO.