“Kjo nuk është hera e fundit, na pret një virus më vd*ekjeprurës”, kreu i OBSH jep alarmin

Tedros Ghebreyesus, kreu i OBSH, ka dhënë alarmin se një virus tjetër vd*ekjeprurës mund ta çojë botën sërish në një pandemi globale. “Mos bëni gabim të mendoni se mbaroi, kjo nuk do të jetë hera e fundit që bota përballet me kërc*ënimin e pandemisë”, tha Tedros të hënën në asamblenë vjetore të ministrave të shëndetësisë të agjensisë së KB nga 194 vendet e saj anëtare.

“Është një siguri evolucionare që do të ketë një virus tjetër me potencialin të jetë më i transmetueshëm dhe më vd*ekjeprurës se ky.” Më tej, ai bëri të ditur se prej tre javësh ka rënë numri global i rasteve. Por sipas tij, bota ende mbetet në një situatë të brishtë.